LAJMI I FUNDIT:

Zelensky dhe Mitsotakis ishin dëshmitarë të sulmit vdekjeprurës rus, raketat goditën hangarin qindra metra larg vendit ku ishin dy liderët në Odesa

Zelensky dhe Mitsotakis ishin dëshmitarë të sulmit vdekjeprurës rus, raketat goditën hangarin qindra metra larg vendit ku ishin dy liderët në Odesa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte dëshmitar i një sulmi vdekjeprurës rus me raketa, vetëm pak qindra metra larg vendit që ai e vizitoi në Odesa.

Një hangar i dronëve në portin e Detit të Zi është goditur, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.


Siç raporton Sky News, nga ky sulm janë vrarë pesë persona, është bërë e ditur nga ushtria ukrainase.

Në anën tjetër Zelensky ishte duke vizituar qytetin e prekur nga lufta e tmerrshme në jug të vendit, së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sulmi ka ndodhur nga 500 deri në 800 metra larg vendit ku ishin dy liderët, shkruan Reuters.

“Ne jo vetëm që e dëgjuam por edhe e pamë sulmin e sotëm. E shihni se me kë kemi të bëjmë, atyre nuk u bëhet vonë se ku godasin”, ka thënë Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori