LAJMI I FUNDIT:

Zekiri mbetet në paraburgim

Zekiri mbetet në paraburgim

Gjykata Penale duke vepruar në ankesën e mbrojtjes së Muhamed Zekirit, sot kishte seancë publike në prani të palëve ku u vlerësuan faktet e ankesës së mbrojtjes.

Gjykata mori vendim ku u vërtetua vendimi i procedurës së mëhershme me ndryshime në bazat ku ekzistojnë për caktimin e masës së paraburgimit.


Siç njoftojnë nga gjykata , gjykatësi në procedurë paraprake më herët i caktoi Zekirit paraburgim prej 30 ditëve për shkak të dyshimeve se i akuzuari mund ta përsëris veprën penale.

Ndryshe, Zekiri ka përfunduar në paraburgim, pas dyshimeve të Prokurorisë se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke lidhur kontratë pa prokurim publik.