LAJMI I FUNDIT:

Zeka i përgjigjet Jakup Krasniqit: Kur e fyeja Ramiz Lladrovcin me të mbrojt ty, fjalori im të dukej brilant

Zeka i përgjigjet Jakup Krasniqit: Kur e fyeja Ramiz Lladrovcin me të mbrojt ty, fjalori im të dukej brilant

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka është përfshirë në një konflikt verbal me kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi, cili gjatë ditës së djeshme ka kritikuar gjuhën e deputetit Zeka duke thënë që është penduar për futjen e tij në listën e deputetit.

Zeka në një prononcim për Telegrafin ka akuzuar Jakup Krasniqin për punësime familjare.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës”, kishte shkruar Krasniqi në një postim të tij në Facebook.

Lidhur me këtë deklaratë të Krasniqit ka reaguar deputeti Milaim Zeka.

“Nuk është e çuditshme. Ai i ka ra pishman, edhe unë jam shoku nga veprimet e Jakup Kransiqit, i cili i ka punësuar të gjithë njerëzit e vet, e njeri të gjallë nuk ka punësua, aktivistë të cilët janë në teren, shembull në Llapushnik asnjë aktivist nuk është punësuar”, ka deklaruar Zeka.

Krasniqi: Jam penduar që kam lejuar Milaim Zekën të garojë në listën e Nismës për deputet
Lexo po ashtu Krasniqi: Jam penduar që kam lejuar Milaim Zekën të garojë në listën e Nismës për deputet

Më tej, deputeti Zeka, i ka quajtur parimore konfrontimet e tij me Jakup Krasniqin, duke thënë se kanë të bëjnë me mosrespektimin e mënyrës së punësimit.

“Konfrontimet e mia me Jakup Krasniqin dhe Bilall Sherifin janë parimore, janë shkaku i mosrespektimit të mënyrës se si duhet punësuar njerëzit. Bilall Sherifi nuk e di kënd ka punësuar, por ka intervenuar me u punësua të afërmit e tij. Personi në MTI të cilin e largoi Apostolova ka qenë e punësuar nga Bilall Sherifi. Kam kundërshtuar se pse Bilall Sherifi me pas veturë, jo veç ai por krejt shefat e Grupeve Parlamentare, pse me pagua Kuvendi i Kosovës 6 mijë euro qera për kerre të cilat janë të dhëna jo për shefat e grupeve parlamentare po për deputetë, ne kurrfarë nevoje nuk kemi për vetura”, ka shtuar Zeka, për Telegrafin.

Tutje deputeti ka shtuar se falë tij, Nisma Socialdemokrate ka hyrë në Kuvendin e Kosovës si Grup Parlamentar.

“Le të del Jakup Krasniqi edhe le të thotë se çka kam përfituar nga Nisma, unë i kam dhanë Nismës, jam njeri i dytë më i votuar pas Fatmir Limajt, falë Milaim Zekës, Nisma ka Grup Parlamentar se pa i pas 6 deputetë nuk ki grup parlamentar. Nisma shkaku jem ka hi edhe në parlament edhe paret që i merr nga KQZ-ja i merr për shkak të Grupit Parlamentar. Mbi bazën e kësaj unë me njerëz rrokem për parime”, ka theksuar Zeka.

Ai ka shtuar se në kohën kur ka fyer Ramiz Lladrovcin, Krasniqit i pëlqente fjalori tij.

“Kur e fyeja unë Ramiz Lladrovcin për me mbrojt Jakup Krasniqin, fjalori jem ju doke shumë brilant, tash paska dal njeriu modern koka rrok për fjalorin tim. Atë e pengon fjalori im, mua më pengojnë veprimet e tij dhe Bilall Sherifit”, u shpreh Zeka.

Deputeti Zeka ka shtuar se ka qenë kundër mënyrës se si është shkarkuar ministri Bajram Hasani, dhe kundër sulmeve të cilat sipas tij ia ka bë Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi me disa të tjerë ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori