LAJMI I FUNDIT:

Zeja e teneqepunuesit në zhdukje, Afrim Rukovci tregon vështirësitë me të cilat përballen (Video)

Zeja e teneqepunuesit në zhdukje, Afrim Rukovci tregon vështirësitë me të cilat përballen (Video)

Zejet dikur ishin zhvillimi kryesor ekonomik në vend. Ndërkaq, sot të paktë janë ata që ushtrojnë profesione te tilla.

Sidomos në kryeqytet nuk mund të gjesh shumë prej tyre.


Ndër të rrallët  është teneqepunuesi Afrim Rukovci, i cili këtë zeje e trashëgoi nga babai i tij, ndërsa filloi ta praktikoje që kur ishte vetëm 15 vjeç.

“Këtë zeja kam filluar të punoj që nga mosha 14 vjeç. Dikur ka pasur fitime në këtë zeje prandaj jemi orientuar nga ajo. Tash kjo zeje është në rënie e sipër por po mundohemi të punojmë sa për idare…Kjo është në zhdukje por ne s’po kemi ka me shkua, por të rinjtë nuk po e donë”, thotë për RTV Dukagjinin Afrim Rukovci.

Lokali i Afrim Rukovcit, është ndër më të vjetërit në Prishtinë. Dikur, kurdo që përmendej ndonjë teneqegji, te gjithëve ju shkonte mendja tek ky lokal, për të cilin kishin një respekt të madh.

Ai ka thënë se sot puna qe bene nuk ka laverdi, por  e vazhdon vetëm si kujtim nga të parët.

“E kemi pasur pasion këtë zeje. Kemi qenë edhe bashkësi kur kemi punuar me këtë zeje. Sot është problem të gjesh dikë që punon. Punoj vetëm vet sepse nuk ka fitime nga kjo punë. Dikur ka pasur të ardhura të mira dhe ke pasur vullnet edhe të punosh”, shton më tej zejtari Afrim Rukovci.

Mbi 15 teneqpunues, sa ishin gjithsej në këtë pjesë të kryeqytetit, sot kanë mbet vetëm dy.

Por , ata që kanë mbetur, sipas Afrimit e bëjnë punën me shumë dashuri. Edhe pse ai nuk beson që fëmijët e tyre do ta trashëgojnë këtë zanat.

“Punojmë prej 50 vitesh këtë punë. Ka kërkesa për koftorra, qynga etj., por me ndërrimin e gjeneratave edhe këto po zhduken dhe nuk ka më fitime. Por, na ka mbajt dikur kjo zeje e po punojmë edhe pak, se ndryshe nuk do të ekzistonte kjo zeje”, tha Rukovci.

Afrim Rukovci ka thënë se, edhe mos të ketë asnjë klient do të vazhdojë të punojë, sepse këtë punë e bën më shumë dëshirë, me zejen me të cilën është rritur./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori