LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Kurti e Haxhiu nuk ishin objekt shqyrtimi nga Kushtetuesja, ata nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës zgjedhore

Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Kurti e Haxhiu nuk ishin objekt shqyrtimi nga Kushtetuesja, ata nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës zgjedhore

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka komentuar rreth shpalljes së Aktgjykimit të plotë të Kushtetueses në lidhje me rastin e deputetit Etem Arifi.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se Kushtetuesja ia dha të drejtë kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje.


Kryeziu thotë se Kushtetuesja pos që ka shpallur votën e Arifit të jashtëligjshme ka shpallur edhe Qeverinë jokushtetuese, por sipas tij asgjë më shumë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit nga Kushtetuesja dhe sipas tij ata madje as nuk janë të dënuar me burg.

Postimi i plotë

Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një rast dhe çështje specifike. Kemi kërkuar mendimin e saj për pretendimin tonë se Qeveria Hoti është e jashtëligjshme duke qenë se ajo ishte formuar me votën e z.Etem Arifi, i cili, sipas nesh, nuk kishte mandat deputeti sepse paraprakisht ishte i dënuar për një vepër penale me burgim për më shumë se një (1) vit. Gjykata, në këtë rast, ka mundur të bëjë dy gjëra; ta konfirmoj pretendimin tonë apo ta hedhë poshtë. Ajo e ka konfirmuar pretendimin tonë, duke thënë se z.Etem Arifi nuk kishte mandat të deputetit sepse ishte i dënuar me burgim, prandaj edhe qeveria, me votën të cilit ishte formuar, është e jashtëligjshme. Nga ky moment, e ka bërë të qartë se tash e tutje një individ i dënuar me burgim për më shumë se një (1) vjet në tre (3) vjetët e fundit, nuk mund të jetë deputet. Kaq! Pra, përpos shpalljes së Qeverisë si jokushtetuese, ky ka qenë rezultati tjetër nga objekti i shqyrtimit që e ka pasur Gjykata Kushtetuese. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit. Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore.

Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër.

Ndryshe, mbrëmë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, kishte deklaruar për RTV Dukagjinin se do të pret interpretimin që do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje për Aktgjykimin e Kushtetueses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori