LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i DASH-it: SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb

Zëdhënësi i DASH-it: SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Në një konferencë për media, Miller ritheksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi për qëllim të jemi aktivë në përdorimin e mjeteve diplomatike për të adresuar këtë problematikë. Dëshirojmë që palët të rikthehen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe, përveç kësaj, nuk do të dëshiroja të bëj parashikime për veprime të veçanta nga pozita ime,” u shpreh Miller.


Gjithashtu, ai është pyetur në lidhje me vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë dhe nëse do të ketë ndonjë mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që do të transmetohet përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

U raportua se ndaluan një automjet që transportonte dinarë, Dogana: Personat pretendonin se përfaqësojnë ‘Komercijalna Banka”, i udhëzuam t’i ndjekin njoftimet e BQK-së
Lexo po ashtu U raportua se ndaluan një automjet që transportonte dinarë, Dogana: Personat pretendonin se përfaqësojnë ‘Komercijalna Banka”, i udhëzuam t’i ndjekin njoftimet e BQK-së

“Ju lutem, më lëjoni të them se cili do qoftë përmbajtja e komunikimit të Sekretarit me kryeministrin Rama, preferoj të presim dhe të dëgjojmë prej tyre në mënyrë private. Sekretari do të ketë një konferencë për shtyp më vonë në Shqipëri, ku pritet të flasë rreth asaj takime”, u shpreh Miller.

Më 1 shkurt 2024 ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila thekson se valuta e vetme në Kosovë është euro.

Kjo ka ngjallur edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar.

BE dhe SHBA ka kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Kurti i përgjigjet O’Brien: Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën
Lexo po ashtu Kurti i përgjigjet O’Brien: Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën

Kurti, ka ripërsëritur se nuk do të ndërhyjë në vendimin e pavarur të BQK-së. Ai ka theksuar se serbëve në Kosovë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se kjo është një periudhë tranzicioni dhe se po punojnë për informacione më të plota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori