LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i DASH-it, Price tregon se çfarë përfiton Kosova dhe Serbia nëse arrijnë një marrëveshje

Zëdhënësi i DASH-it, Price tregon se çfarë përfiton Kosova dhe Serbia nëse arrijnë një marrëveshje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur ditë më parë në telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar deklaratën e kryediplomatit amerikan se i gjithë rajoni do të kenë përfitime të mëdha kur presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të arrijnë një marrëveshje që parasheh “kompromise të vështira”, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price specifikoi se çfarë shpërblimesh kishte në mendje Blinken.

“Siç e dini, Sekretari është kyçur personalisht në shumë prej këtyre çështjeve në rajon. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë tërhequr vëmendjen e plotë të tij”, pohoi ai për pavlovictoday.

Blinken thotë se liderët kosovarë dhe serbë do të bëjnë kompromise të vështira, por përfitimet do të jenë të mëdha
Lexo po ashtu Blinken thotë se liderët kosovarë dhe serbë do të bëjnë kompromise të vështira, por përfitimet do të jenë të mëdha

Sipas tij, me arritjen e marrëveshjes ka mundësi që shqiptarët dhe serbët ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt, duke ndërtuar po ashtu rrugë dhe ura ndërmjet komuniteteve në rajon.

“Kjo është ajo që ne duam të bëjmë në këtë rast. Kjo është ajo që ne vërtet duam të bëjmë me diplomacinë tonë në të gjithë rajonin – për të nxitur më shumë ndërlidhje dhe nëpërmjet këtyre ndërlidhjeje, të ndërtojmë mirëkuptim, partneritet, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, deklaroi Price.

Ndryshe, SHBA ka përkrahur së fundi një plan të hartuar prej francezëve dhe gjermanëve, i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori