LAJMI I FUNDIT:

“Zbuloni botën e re të Inovacionit” – Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Qendra për zhvillimin e teknologjisë, Tech Park Prishtina do të hapet zyrtarisht këtë të enjte më 12 tetor.

Vjollca Çavolli, Drejtoreshë ekzekutive në STIKK ka treguar se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj qendre të teknologjisë informative.


Gjatë intervistës për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ajo tregoi në detaje për shërbimet që do të ofrojnë që nga 12 tetori.

“Tech Park Prishtina, ashtu quhet dhe ashtu e ka edhe funksionin. Është parku i parë në Kosovë, nuk ka pasur deri tani, është hera e parë që po e bëjmë një gjë të tillë. Pak kanë zgjatur procedurat, por jemi të lumtur që më në fund e kemi. E kemi një shtëpi ku krijohet sinergjia, ku krijohet bashkëpunimi. Në këtë objekt do të ketë edhe një restorant, dhe kjo do të bëhet më një konkurs, kjo do të ju ndihmojë edhe start-up, edhe kompanive si banorë të kësaj shtëpie të madhe”, është shprehur ajo.

 Tech Park Prishtina, foto: Ridvan Slivova

Drejtoresha Çavolli po ashtu bëri të ditur se në këtë shtëpi do të kenë qasje lehtësisht personat me nevoja të veçanta,  dhe se shtëpia do t’u ofrohet të gjithëve pa dallim.

“Është vendi për start-up, që janë në fazë të zhvillimit, që kanë diplomuar, është vend i bashkëpunimit. Ata që do të pranohen kanë kaluar disa kritere, 25 start-up do të zhvillohen pa pagesë 6 muaj, pastaj paguajnë qiranë nga pak”, theksoi ajo.

Tech Park Prishtina hapet më 12 tetor, Çavolli shpalos për herë të parë detaje se çka do të ketë brenda kësaj qendre inovative

Gjatë vizitës në qendër, Çavolli po ashtu njoftoi se do të ketë edhe zyra për konsulencë, salla për takime, zona për relaks, kuzhina në dy katet, e shumë gjëra tjera më interes për të rinjtë që duan të jenë pjesë e Tech Park Prishtina.

 Tech Park Prishtina, foto: Ridvan Slivova

Drejtoresha deklaroi se Tech Park Prishtina do të jetë vend ku bashkohen idetë dhe zhvillohet bashkëpunim i mirëfilltë.

Çavolli gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Kosovës është investitori kryesor.

“Përurimi do të bëhet më 12 tetor, objekti është mundësuar me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Pra, Qeveria e Kosovës është investitor kryesor, toka është e komunës. Kryesisht investimi më i madh është nga Ministria e Ekonomisë, pastaj BE etj. Ne kemi dasht më tregu storie suksesi, dhe së bashku të shkojmë drejt suksesi”.

 Tech Park Prishtina, foto: Ridvan Slivova

Duke folur për punën që do të zhvillohet në këtë qendër, drejtoresha përmendi si ide që në të ardhmen të merret edhe një objekt afër, pasi toka i përket komunës së Prishtinës, dhe kështu kjo pjesë të kthehet në një zonë për IT.

 Tech Park Prishtina, foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, TECH Park Prishtina synon të ndikojë në një gamë të gjerë të përfituesve, drejtpërdrejt dhe tërthorazi. Ndër përfituesit e drejtpërdrejtë janë kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit. Parku u ofron këtyre subjekteve akses në infrastrukturën moderne si dhe akses në financim, mentorim dhe mundësi rrjetëzimi./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

Lojëra
Kalo në kategori