Interesimi nga Liga Premier për Arda Guler vazhdon, me Arsenalin që dëshiron ta transferojë lojtarin turk.

Megjithatë, për momentin, mesfushori nuk mendon për largim dhe dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te Real Madridi.


Në fillim të sezonit 2025/2026, Guler ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit, sidomos për bashkëpunimin e tij në fushë me Kylian Mbappe.

Me kalimin e javëve, forma e tij ka rënë dhe ai nuk arriti të sigurojë një vend të qëndrueshëm titullari nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Tani, me Alvaro Arbeloa si trajner të ri të Real Madridit, Arda Guler ka përpara një mundësi të re për të treguar vlerat e tij dhe për të fituar më shumë besim.

Sipas Sports Illustrated, Arsenali i Mikel Artetës vazhdon ta ndjekë nga afër lojtarin, i impresionuar nga cilësitë e tij teknike.

Megjithatë, Guler nuk ka ndërmend të largohet nga Madridi dhe është i vendosur të vazhdojë dhe të ketë sukses me fanellën e “Los Blancos”. /Telegrafi/

telegrafi sport app