LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skema e mashtrimit nëpërmjet “call center” në Tiranë, arrestohen 15 shtetas

Zbulohet skema e mashtrimit nëpërmjet “call center” në Tiranë, arrestohen 15 shtetas

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Tonin Vocaj ka dalë sot në konferencë për shtyp pas finalizimit të një operacioni policor për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Në përmbyllje të operacionit nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligj-zbatuese gjermane dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë arrestuar 15 shtetas, proceduar penalisht 35 shtetas dhe shpallur në kërkim 23 shtetas të tjerë, ka theksuar Vocaj.


Skema e mashtrimit është kryer nëpërmjet platformave elektronike mashtruese “BrokerZ” dhe “Globalix”, ka shtuar drejtori.

Ai ka thënë gjithashtu se policia ka sekuestrohen qindra pajisje kompjuterike, pajisje telefonike, karta, USB dhe dokumente të ndryshme.

“Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se prej disa vitesh, një subjekt tregtar nën emërtimin “Blu energy call“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave së thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “call center”. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët gjermanë u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, ka sqaruar Vocaj.

Hetimet intensive prej disa muajsh të zhvilluara në Shqipëri bënë të mundur identifikimin e drejtuesve të këtij subjekti, skemën e funksionimit, si dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë aktivitet kriminal.

Shtetasit e identifikuar u proceduan për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në kryerjen e operacionit policor morën pjesë dhe organet ligj-zbatuese gjermane, nën drejtimin e Prokurorit të ardhur nga Republika Federale Gjermane dhe një skuadre të strukturave të hetimit kibernetik.

Gjithashtu, deri më tani janë identifikuar të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare. Personat e kontaktuar ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Policia dhe SPAK po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori