Ushqimi i kontaminuar me bakterin Salmonella Enteritidis, e cila u gjet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në ushqimin e studentëve të Konviktit “Sadik Stavileci” në Gjakovë, ishte shkaktar i helmimit të afro 50 studentëve banues të këtij konvikti.
Drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Gjakovë Afërdita Bicurri tha për KALLXO.com se nga analizat që u janë bërë studentëve të helmuar të shtrirë në Spitalin “Isa Grezda” ka dalë se ata janë helmuar me bakterin Salmonella.
“Kemi marrë mostrat të cilat duhen të ekzaminohen për analizë mikrobiologjike, analiza ka zgjatë tre ditë dhe pas tre ditëve kemi arritë të izolojmë në feces Salmonellën, e cila ka qenë shkaktare e këtyre çrregullimeve, në të njëjtën kohë janë marrë mostrat edhe të ushqimit nga mensa ku ushqehen studentët dhe janë dërgu në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Prishtinë”, tha Bicurri.
Gjetjen e Salmonellës në mostrat e ushqimit me të cilin u helmuan studentët e konfirmoi edhe epidemiologu Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Fitim Raçi.
“Mostrat e ushqimit kanë qenë vezë, mish i grirë, mish i bardhë dhe ajvar. Kemi parë edhe dy mostra të ujit njëra ka qenë nga ujësjellësi dhe njëra nga një kovë e ujit që ka qenë aty të njëjtën ditë i kemi dorëzuar mostrat në institut dhe pas analizave të bëra ka rezultuar që nga ajvari është izoluar një bakterie patogjene që është Salmonela Enteritidis e cila normalisht nuk është dashur të gjendet në këtë artikull”, tha Raçi.
Ai tregoi se në mishin e grirë është gjetur edhe bakteri Escheria Coli, ndërsa shqetësuese për të është se helmimi ndodhi gjatë servilit të ushqimit.
“Të gjitha këto bakterie shkaktojnë çrregullime gastrointestinale mirëpo ajo çka për neve ka qenë shqetësuese në 17 pacientë ka qenë e izoluar Salmonella e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ajvarin i cili është mbajtë në konvikt .Kjo është koncidencë që nuk mundet me ndodhë çka tregon se në proces të servimit të ushqimit ka ardhë deri të kontaminimi i ajvarit”, tha Raçi.
Raçi ankohet se nuk kanë mundur të gjejnë asnjë mostër të salcës së bardhë-majonezit për të cilin janë ankuar studentët.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas gjetjes së baktereve ka rekomanduar ndalimin e konsumimit të ushqimit të atyre që banojnë në këtë konvikt, dezinfektimin e detajuar të të gjithë hapësirës dhe enëve të mensës së konviktit, renovimin e kuzhinës, ruajtjen e mostrave të ushqimit 72 orë dhe pajisjen e punëtorëve me uniforma dhe libreza sanitare.
Por drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Diana Qarkaxhia tha për KALLXO.com se komuna nuk ka mjete për t’i plotësuar rekomandimet e institutit.
“Drejtoria e Arsimit nuk ka mjete të planifikuara për këtë vit shkollor që të bëjë investime, megjithatë jemi në negociata me TIK-ën turke e cila që nga fillimi i këtij viti na ka premtuar se do të bëjë renovimin e një të dytës së konviktit duke përfshirë edhe mensën e studentëve dhe jemi në pritje të negocimit të asaj kontrate”, tha Qarkaxhia.
Ajo bëri të ditur se nëse organizata turke nuk investon në konvikt e mensë, komuna me rishikim buxheti do ta kryejë renovimin rekomanduar për vitin shkollor 2016/2017.
KALLXO.com raportoi për helmimin e studentëve në Gjakovë më 25 maj. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ljupço Palevski mbërrin në Maqedoni, masa të veçanta në burgun e Shkupit
Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro
Bujar Osmani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak: I uroj shërim të shpejtë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3