LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një vendbanim i lashtë ilir në Shkodër

Zbulohet një vendbanim i lashtë ilir në Shkodër

Një vendbanim antik, që besohet se i përket shekullit të VI para erës sonë, është zbuluar në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës.

Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimit, i cili është i një trashësie prej tri metrash, si dhe disa amfora.


Ende nuk ka një të dhëne të saktë sesi është quajtur ky qytet, pasi të dhënat historike nuk janë të mjaftueshme.

Vendbanimi shtrihet rreth 10 kilometra larg kalasë së Shkodrës dhe 20 kilometra nga Kalaja e Lisusit antik, që është një prej të dhënave më të rëndësishme në identifikimin e qytetit dhe dokumentimin e vendbanimeve ilire.

Gërmimet nga misioni shqiptaro-polak në zonë nisën rreth dy javë më parë dhe po zhvillohen nën drejtimin arkeologut Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës dhe Saimir Shpuza nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë. /ATA/

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
O GRUA

O GRUA

Poezi
Për Faik Konicën e njohur dhe të panjohur

Për Faik Konicën e njohur dhe të panjohur

Analiza
Surrealizmi

Surrealizmi

Kulture
Grave

Grave

Fjala+
Kalo në kategori