LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet makina nga e cila u vra 24-vjeçari në Çair, policia në kërkim të vrasësit

Zbulohet makina nga e cila u vra 24-vjeçari në Çair, policia në kërkim të vrasësit

Vrasësi i cili dje shtyu me armë ndaj të riut në Çair është në arrati, ndërsa ka mundësi që në mënyrë joligjore të ketë lëshuar shtetin. Për momentin nga MPB nuk japin detaje për shkak të hetimeve.

Prokurori Publik kujdestar nga Prokuroria e Shkupit së bashku me ekipin hetues të MPB-së, kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, ku mbrëmë në orën 18 ndërrroi jetë 24-vjeçari, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Policia ka arritur ta gjejë veturën nga e cila u gjuajt me armë në drejtim të 24-vjeçarit, Burim Idrizi. Makina është gjetur në rrugën Nikolla Malleshevski, në lagjen Topanë në Çair.

Motivet e vrasjes akoma nuk janë zbuluar.

Jozyrtarisht mësohet se një person i panjohur me pushkë automatike “AK-47” nga makina e tij “Yugo 45” në stacionin e autobusëve, në afërsi të shkollës së mesme./Telegrafi/