LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet letra lamtumirëse e Sllobodan Pralakut, ai kishte tri dëshira

Zbulohet letra lamtumirëse e Sllobodan Pralakut, ai kishte tri dëshira

I akuzuari për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, kroati Sllobodan Pralak, i cili në sallën e gjyqit të Tribunalit të Hagës piu helmin dhe në këtë mënyrë kreu vetëvrasje, ka lënë një letër “lamtumirëse”.

Siç raporton “Vecerenji list”, në shtëpinë e familjes së tij në Zagreb është gjetur letra “lamtumirëse”, në të cilën kishte shkruar dëshirat e tij të fundit, transmeton Telegrafi.


Kjo letër ishte mbyllur me vulë me një “vërejtje” se duhet hapur vetëm në rast të vdekjes së tij, kurse ishte shkruar dy vite më parë.

“Nuk dua ceremoni varrimi, dëshirojë që trupin tim ta digjni kurse hirin tim ta hidhni në Mirogoj” kishte shkruar në letër.

Kujtojmë që Sllobodan Pralak, ishte në sallën e gjyqit ku po i kumtohej verdikti dhe u dënua me 20 vite burgim për krimet e kryera në Herceg-Bosnje, kur pa u menduar dy herë piu helmin dhe tha: “Sllobodan Pralak nuk është kriminel i luftës. Nuk pajtohem me gjykimin tuaj”. /Telegrafi/