Platforma Google Maps ka kapur një skenë jo të këndshme, e cila dukej se është kapur në një vend të largët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një foto shqetësuese që tregon një fotografi ajrore të një fushe – por “spektakli” më poshtë nuk është një pamje normale.

Në bar duket se janë dy varre të gërmuara në tokë dhe nga një burrë që është shtrirë në secilin.

Por imazhi ogurzi nuk ka asnjë shpjegim për atë që po ndodh në skenë.

Siç edhe shihet, në anën e secilit varr është një grumbull i madh dheu, që sugjeron se varret janë gërmuar rishtas.

Të dy hendekët janë drejtkëndësha dhe duket se janë me madhësi të personalizuar për tu përshtatur atyre.

Dhe në vend që të mbulohen me dhe, siç është zakon me varret, këto vrima mbeten të hapura.

Përdoruesi i Google mund t’i shohë lehtësisht të dy burrat.

Në mënyrë intriguese ata të dy kanë veshur me xhinse dhe bluza të bardha.

Ata shtrihen me krahët e tyre anash në pozicione në dukje të përputhura ndërsa “ngulin sytë” drejt qiellit.

Askush tjetër nuk mund të shihet në afërsi, as lopatat me të cilat janë gërmuar varret.

Por ka një shpjegim shumë më racional për këtë imazh, i cili në shikim të parë duket shumë tronditës.

Në mënyrë të pazakontë për imazhet e Google Maps që bëhen virale, historia prapa fotos dihet në të vërtetë.

Burrat – një çift i martuar – janë në procesin e kryerjes së një pjese të artit të performancës dhe askush nuk e di se si përfundoi imazhi në Google Maps.

Kjo pjesë e artit të performancës është realizuar nga bashkëpunëtorët me qendër në Çikago, Dutes Miller dhe Stan Shellabarger. /Telegrafi/