Zbulohet dieta e ‘Victoria’s Secret’: Vezë pluhur, pa ushqime të forta dhe galonë të ujit!

Nëse e ndjeni se nuk ka gjë më të vështirë se sa dieta që jeni duke e mbajtur, shikoni se si vepron Engjëlli i ‘Victoria’s Secret’, për ta kuptuar se ka dieta edhe më të vështira.
Shou i modës së Victoria’s Secret konsiderohet si kremi i modelimit, ku manekinet më të mira të veshura (apo të zhveshura) për sfilatë, i vendosin krahët e engjëjve dhe pozojnë para kamerave televizive në pistat vezulluese.
Që të përgatiten për pozimin me veshje intime të pakta në një skenë aq masive, modelet duhet të duken më së miri që munden – ndërsa që tani shpjegohet nga burimet e brendshme të Victoria’s Secret se si veterania e Engjëjve, Adriana Lima, vepron për tu dukur aq bukur në një skenë të tillë.
Së pari fillon me ushtrime trupore: “Duke filluar nga gushti, Lima, 30 vjeçare, bënë ushtrime trupore çdo ditë me trajner personal. Për tre javët e fundit, ajo ushtron dy herë në ditë.”
Pastaj vjen “dieta e çmendur”.
Vërejtje: vetëm sasi të vogla të ushqimeve të ngurta përdoren.
Ajo e viziton nutricionistin, i cili e mat masën e saj muskulore të trupit, proporcionin e yndyrave dhe sasinë e ujit të mbajtur në trupin e saj. Ai i përshkruan proteina, vitamina dhe suplemente tjera që ta mbaj nivelin e nevojshëm të energjisë për Adrianën gjatë sesioneve të trajnimeve fizike. Lima e pinë një galon (3.8 litra) ujë në ditë. Për nëntë ditë, para fillimit të shout, ajo prej ushqimit do të konsumoj vetëm lëngje proteinike – “pa ushqime të forta”. Përzierjet e lëngjeve përmbajnë vezë pluhur.
Dy ditë para se të filloi shou ajo e ndërpret pirjen e ujit prej një galoni në ditë, dhe fillon “të pijë ujë normalisht”. Pastaj 12 orë para shout ajo ndërpret në mënyrë të plotë pirjen e ujit.
Pra, pa ushqime të ngurta dhe të lëngëta… prandaj është çudi se si vajzat me krah të engjëjve nuk alivanosen në pistën e modës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?