LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data kur Ford do ta prezantojë modelin Raptor (Foto)

Zbulohet data kur Ford do ta prezantojë modelin Raptor (Foto)

Para disa muajsh, Ford ka bërë të ditur se modelet Ranger dhe Branco do t’i risjell gjatë vitit 2019 respektivisht 2020.

Ky ishte vetëm fillimi, meqë entuziastët mbetën të mahnitur kur u bë njoftimi se po punohet në një Raptor të ri që është i bazuar në versionin Ranger, transmeton Telegrafi.


E tëra që u tha është se do të jetë rival me Chevy Colorado ZR2, pa u dhënë asnjë datë e përafërt se kur lansohet.

Mirëpo, mediat që merren me automobilizëm, kanë kuptuar se ky model prezantohet zyrtarisht më 7 shkurt në Bangkok të Tajlandës.

Njohësit e veturave besojnë se është një model me 2.2-litra dhe katër cilindra që kalon me lehtësi nëpër të gjitha terrenet. /Telegrafi/