LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet busti i dëshmorit Salih Bytyçi

Zbulohet busti i dëshmorit Salih Bytyçi

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot në fshatin Shkozë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Salih Bytyçi nga fshati Shkozë i Malishevës.

Zbulimin e bustit e bënë, djali i dëshmorit dhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj.


Paraprakisht, u mbajt edhe një akademi, kushtuar dëshmorit Salih Bytyçi, ku u fol për jetën dhe veprën e dëshmorit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke folur me këtë rast, tha se “njerëzit si Salihu, ja rritën emrin vendit dhe ne ju jemi mirënjohës për jetë. Populli ynë, ka luftuar me gjenerata të tëra, deri në fitimin e lirisë dhe të gjithë ata që ranë për vendin, si Salihu, do të kujtohen përgjithmonë”.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrije Bytyçi, tha se “lufta e UÇK-së, është krenaria më e madhe në historinë e kombit shqiptar”.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit Salih Bytyçi, foli Njazi Bytyçi, veteran i UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Salihut, i cili në mënyrë kronologjike paraqiti jetën dhe veprimtarinë e Salihut, nga fëmijëria, shkollimi, puna si mësimdhënës, e deri në kyçjen e tij në luftën e UÇK-së, ku edhe u vra më 2 prill të vitit 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori