LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet BMW iX5 Hydrogen, pritet të prezantohet në Motor Show në Mynih

Zbulohet BMW iX5 Hydrogen, pritet të prezantohet në Motor Show në Mynih

Numërimi mbrapsht për në Motor Show në Mynih vazhdon dhe BMW pritet ta përdorë ngjarjen për të prezantuar iX5 Hydrogen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shikuar nga koncepti BMW i Hydrogen NEXT, iX5 Hydrogen është një crossover eko-miqësor që do të përdoret për qëllime testimi dhe demonstrimi duke filluar nga viti i ardhshëm.


Duke u parë menjëherë, iX5 Hydrogen ndjek hapat e modelit standard, por përmban një fund të veçantë unik me thekse BMW i Blue.

BMW nuk tha shumë për pjesën e brendshme, por kryesisht “kalon kah” modeli standard.

Kjo makinë ka një motor që ushqehet nga dy tanke me 700 bar, të cilat janë ndërtuar nga plastika e përforcuar me fibra karboni.

Ato mbajnë gati 6 kilogramë hidrogjen dhe mund të rimbushen në tre deri në katër minuta.

BMW nuk hyri në shumë detaje të tjera, por konfirmoi se iX5 Hydrogen kishte një motor elektrik të gjeneratës së pestë të ngjashme me atë të gjetur në iX. Prodhon deri në 369 kf (275 kW/374 PS). /Telegrafi/