LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen lëndë narkotike dhe armë në Çair, arrestohen tre persona

Zbulohen lëndë narkotike dhe armë në Çair, arrestohen tre persona

Në Çair dje policia ka arrestuar tre persona për përdorim dhe tregtim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve.

Më 26.08.2019 në bazë të një urdhri gjyqësor Njësia kundër tregtisë së lëndëve narkotike dhe armëve në kuadër të SPB Shkup ka kryer kontroll në shtëpinë e F.L. (43) në Çair, Shkup. Gjatë kryerjes së kontrollit janë zbuluar dhe konfiskuar qese të heroinës. F.P është arrestuar dhe pas plotësimit të dokumentacioneve do të ngritët kallëzim penal.


Gjithashtu, në bazë të një urdhri gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë e vëllait të tij F.P. (51), gjithashtu nga Çairi. Gjatë kontrollit janë zbuluar marijuanë, matëse digjitale, pistoletë. F.P. dhe djali i tija janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritët kallëzim penal./Telegrafi/