LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen disa detaje të telefonit inteligjent Black Shark 6

Zbulohen disa detaje të telefonit inteligjent Black Shark 6

Marka Black Shark e Xiaomi prezantoi serinë Black Shark 5 të telefonave celularë në mars të vitit të kaluar në Kinë ndërsa pasuesit pritet të vijnë në të njëjtën kohë të këtij viti.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, informatori i besueshëm Digital Chat Station zbulon detajet e para.


Seria Black Shark 6 do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8 Gen 2, do të ketë një ekran të sheshtë me rezolucion 2K me një vrimë qendrore për kamerën selfie, ndërsa në anën e pasme do të jetë kamera kryesore me një sensor Sony IMX686 64 MP. Do t’i bashkohet një kamerë ultra e gjerë.

Priten gjithashtu dy altoparlantë dhe “ftohje aktive më të fuqishme” që do të garantojë performancë konstante.

Black Shark 6 do të ketë një kornizë metalike me një strukturë qeramike dhe do të fuqizohet nga një bateri 5000 mAh që do të mbështesë karikimin 120 W.

Sa pajisje do të përbëjnë serinë Black Shark 6 nuk dihet ende, por nëse situata është e njëjtë me vitin e kaluar, atëherë mund të presim versionet bazë, RS dhe Pro në Kinë, domethënë versionet bazë dhe Pro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori