Një numër jo i vogël i policëve të Kosovës është lënduar gjatë një sulmi të një grupi të serbëve të veriut të Mitrovicës derisa Policia po bastiste lokalet e “Kryqit të Kuq” të Serbisë në veri të Mitrovicës. Sulmi ka ardhur pasi mediet në Beograd kanë shkruar se operacionin e Policisë së Kosovës është duke e zbatuar Njësia Speciale ROSU, shkruan sot, gazeta Zeri.
Një numër i policëve të Kosovës ka marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar të mërkurën rreth orës 22:30 minuta nga një grup i serbëve në veri të Mitrovicës. Policia është sulmuar derisa po bastiste lokalet e Kryqit të Kuq të Serbisë, që ndodhen në rrugën “Lolla Ribar” afër Shkollës Teknike.
Shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar se shumë policë janë lënduar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Ai ka thënë se në aksionin e Policisë së Kosovës nga Prishtina, në të cilin merrnin pjesë edhe zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në veri, nuk ka pasur pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ROSU.
Njoftimet e medieve në Beograd për pjesëmarrjen e specialëve kosovarë në këtë aksion mbase kanë qenë edhe shkaku kryesor që ka nxitur serbët ta sulmojnë Policinë e Kosovës. Bojiq ka demantuar mediet në Beograd, të cilat kanë shkruar se në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës marrin pjesë edhe Njësia Speciale ROSU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Politikani evropian flet nga shtëpia e Sali Berishës: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim fajësie
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik
Klinika “Zhan Mitrev”: Ndarja tradicionale e çmimeve për infermierët më humanë
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen