LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 14 kg kanabis në Lushnjë (Video)

Zbulohen 14 kg kanabis në Lushnjë (Video)

Janë zbuluar 14 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, në një operacion antidrogë të policisë së Fierit, duke vënë në pranga një person.

Lënda narkotike u zbulua në fshatin Pirrë të Lushnjës, ndërsa në pranga u vu Ergest Prençe, 31 vjeç.


Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se në banesën e familjes Prençe disponohej lëndë narkotike, policia u organizua dhe ushtroi kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Pirrë, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 14 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e ndarë në tre thasë plasmani në formë rrjete me ngjyrë të bardhë, shkruan noa.al.

Policia pas arrestimit të 31 vjeçarit ka bërë edhe shpalljen në kërkim të babait të tij, shtetasit L.Prençe, 58 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.