LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar bakterin, i cili grupin A të gjakut mund ta shndërrojnë në grup universal 0 të gjakut

Shkencëtarët kanë zbuluar bakterin, i cili grupin A të gjakut mund ta shndërrojnë në grup universal 0 të gjakut

Qëkur ekzistojnë bota dhe jeta njerëzit kërkojnë mënyrën që të zgjasin jetën dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre, ndërkaq tani shkencëtarët kanë zbuluar diçka që ishte e paimagjinueshme.

Në tubimin e “Shoqatës Amerikane të Kimisë”, dr. Stephen Withers, nga Universiteti në Britaninë Kolumbiane, ka prezantuar studimin e vet të ri, transmeton Telegrafi.

Enzimat bakteriale të sapozbuluara, të cilat janë koduar në zorrët e njerëzve, do të mund të ofrojnë opsionin revolucionar për shërim.


Ekzistojnë katër grupe të gjakut: A, B, AB dhe 0, mirëpo secili nga to mund të ketë faktorin Rh pozitiv ose negativ.

Tipat e qelizave të grupit të gjakut A kanë antigjene A, ndërsa qelizat e grupit të gjakut B kanë antigjene B.

Grupi i gjakut AB ka antigjene A dhe B, mirëpo grupi i gjakut 0 nuk ka kurrfarë antigjenesh, që e bën kompatibil me grupet e tjera të gjakut.

Grupi zero i gjakut është i vetmi që nuk ka kurrfarë antigjenesh, të cilat gjaku i ri nuk do t’i identifikojë.

– E kemi ditur që të njëjtat sheqerna, të cilat gjenden në rruazat tona të kuqe të gjakut, ndërtojnë shtresa në muret e zorrëve, – thotë dr. Withers.

Ekipi i shkencëtarëve me dr. Withersin në krye, ka filluar të kërkojë enzima në jashtëqitjet e njerëzve nga ku kanë pasur mundësi t’i eliminojnë qelizat e sheqerit, sepse ato enzima me siguri kanë ushqyer sheqernat kur kanë qenë në zorrë.

Shkencëtarët kanë zbuluar që enzimat ekstradojnë sheqernat nga proteinat në mure të zorrëve (ato enzima quhen “mucins”). Sheqernat në enzimën “mucins” janë të ngjashme me antigjenet në rruazat e kuqe të gjakut.

Kur ekipi ka shtuar enzima në grupin negativ A, ato i kanë ngrënë antigjenet, ndërkaq gjaku nga grupi i gjakut A, është shndërruar në grupin e gjakut 0.

Kjo teknikë do të mund të zgjerojë gjendjen e furnizimit momental të gjakut, sepse grupi i gjakut 0 mund t’i dhurohet çdokujt.

Njerëzit në rajonet me resurse të ulëta, siç janë zonat rurale apo vendet të cilat ballafaqohen me luftëra, me këtë metodë, mund të shndërrojnë gjakun e përshtatur në gjak të cilin do të mund ta përdorë secili. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori