LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj për vrasjen në ‘Don Bosko’: E ndoqëm objektivin gjithë muajin, por vrasjen e kreu Kevin Zeneli

Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj për vrasjen në ‘Don Bosko’: E ndoqëm objektivin gjithë muajin, por vrasjen e kreu Kevin Zeneli

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj, ishte çelës që zbërtheu një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e parë të këtij viti në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Ata kanë rrëfyer se janë porositur për të vrarë Geron Hasanbelliun dhe nipërit e tij në Tiranë, por ngatërruan objektiv dhe përfundoi i vdekur Erjon Çela.


Ata treguan se një i njohur i tyre, Kevin Zeneli i ofroi një punë, të porositur nga Kasandër Noga. Atyre i ishte treguar fotografia e Geron Hasanbelliut, i cili duhej të vëzhgohej dhe eliminohej nga vëllezërit Beqiraj.

Vëllezërit deklaruan se dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuan pasi nuk po e gjenin objektivin dhe sipas tyre atentatin e mori përsipër vetë Kevin Zeneli.

Dëshmia

“Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasander Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në ‘Don Bosko’, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot sepse është objektiv i vështirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ia dhamë Kevinit. Me pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne”, thuhet në dëshminë e vëllezërve Beqiraj.

Si ndodhi vrasja?

Saga e vrasjeve në vendin tonë për vitin 2022 nisi më 4 janar, me vrasjen në Tiranë të Erjon Çelës. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Dyshohet se ishin dy qitës dhe se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit. Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të Traumës për të dalë jashtë Tiranës. Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori