0Shares

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva sot dha shpresë se dy vendet nga Ballkani Perëndimor do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zakharieva në Sofje merr pjesë në konferencën e Komitetit evropian për çështje ekomomike dhe sociale, ku është kërkuar integrimi i Ballkanit Perëndimor të bëhet prioritet kryesor i BE-së.

Ajo theksoi rolin e shoqërisë civile në zhvillimin ekonomik social dhe lidhjen me Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit në Konferencë theksojnë se edhe pse ekonomitë e vendeve nga Ballkani Perëndimor edhe më tej theksojnë rritje, vendet nga rajoni qëndrojnë si vendet më të varfra në Evropë. Vlerësohet se përafrimi i standardit jetësor me BE mund të zgjas deri 40 vjet.

Në deklaratën përfundimtare të Konferencës së Komitetit Evropian për çështje ekonomike dhe sociale thuhet se në interes të të gjithëve është që rajoni i Ballkanit Perëndimor të kyçet drejt BE-së. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)