LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Maqedonia këtë vit duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Zakharieva: Maqedonia këtë vit duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Është reale të pritet Maqedonia sivjet të merr ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, duke parë përparimin në bisedimet për emrin dhe planin për reforma, deklaroi ministrja për Punë të Jashtme e Bulgarisë, Ekaterina Zakharieva për agjencinë “Darik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja rikujtoi se Maqedonia ka status të shtetit kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por politika e shtetit për moszgjidhjen e problemeve me shtetet fqinje e ka lënë në një vonesë prej 13 vitesh.


“Gëzohem që qeveria e Maqedonisë kuptoi se politika ‘kundër’ nuk është politikë e vlerave evropiane”, shtoi Zakharieva./Telegrafi/