LAJMI I FUNDIT:

“LDK-ja po tenton me ia marr PDK-së dheun nën këmbë” (Video)

“LDK-ja po tenton me ia marr PDK-së dheun nën këmbë” (Video)

Vendi është në krizë politike, pasi që Qeveria ka marr vendime antikushtetuese. Opozita, me gjithë kapacitetin dhe fuqinë që ka, është duke u munduar ta pengojë realizimin e disa projekteve që shkojnë në dëm të sovranitetit të vendit. Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Në pyetjen se a mund ta kthejë marrëveshja e Demarkacionit opozitën në Kuvend, Berisha ka thënë se opozita do të jetë aty sa herë që rrezikohet sovraniteti i vendit.


“Në rast që tentojnë ta bëjnë këtë gabim për ta sjell këtë marrëveshje në Kuvend, ne do të jemi aty dhe do të veprojmë konform përcaktimit dhe nevojës që ka vendi që ta pengojmë atë marrëveshje”, ka thënë Berisha.

Ky koalicion qeverisës (PDK-LDK), sipas deputetit Berisha, nuk është koalicion i qytetarëve, por koalicion i interesave personale.

“LDK-ja, si dhelpër e vjetër e politikës është duke tentuar t’ia marrë dheun nën këmbë PDK-së”, ka deklaruar ai. “Ky koalicion qeverisës i ka edhe nja dy ose tri detyra të shtëpisë që t’i kryejë në dëm të Kosovës dhe vendi do të shkojë në zgjedhje – më së largu deri në mars të vitit të ardhshëm”.