LAJMI I FUNDIT:

Zaevi ju bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave të përfshihen në kujdesin e personave me aftësi të kufizuara

Zaevi ju bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave të përfshihen në kujdesin e personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, dhe koordinatori i Trupit kombëtar koordinativ për personat me aftësi të kufizuara, Spase Dodevski, sot iu drejtuat seancës konstituive të Trupit koordinator kombëtar për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.


Zaev theksoi se qëllimi i formimit të këtij trupi është që përmes sjelljes së vendimeve ekzekutive, zgjidhjeve dhe plane të përparohet mbrojtja dhe të sigurohen të gjitha të drejtat e njeriut dhe të drejtat kryesore për personat me aftësi të kufizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju bëj thirrje të gjithë institucioneve shoqërore, organizatave qytetare për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara, dhe të gjithë personave me aftësi të kufizuara, të jenë pjesë e këtij trupi dhe ta përkrahin këtë proces. Të bëhen bashkëpunëtorë strategjik për arritjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta”, tha Zaev.

Formohet trupi kombëtar për zhvillimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara
Lexo po ashtu Formohet trupi kombëtar për zhvillimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Dodevski tha se ky trup përfaqëson mekanizëm ekzekutiv për zbatimin e principeve të shkruara tek Konventa e Kombeve të Bashkuara dhe do të punojë në realizimin e postulateve të barabarta.

“Ky trup do të ketë për detyrë që me vendosmëri të veprojë drejt zhvillimit të të gjithë segmenteve të jetës dhe zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë përmes intervenimit direkt tek aktet ligjore dhe nënligjore dhe zbatimi në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare dhe organizatat në pajtim me principet evropiane dhe botërore për këtë fushë”, tha Dodevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori