LAJMI I FUNDIT:

Zaev thotë se opozita e fortë do ta bëjë Qeverinë më të përgjegjshme

Zaev thotë se opozita e fortë do ta bëjë Qeverinë më të përgjegjshme

Kryeministri Zoran Zaev nuk deshi të komentojë dorëheqjen e paralajmëruar të udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, por tha se Qeverisë i nevojitet një opozitë e fortë.

“Ato janë procese të brendshme të cilët anëtarët e OBRM-PDUKM-së bashkë me strukturat udhëheqëse do t’i definojnë vetë, ashtu si është më mirë për to”, tha Zaev në lidhje me pyetjen e gazetarëve në lidhje me paralajmërimin për dorëheqje të kreut të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.


“Nuk dua të komentoj gjëra rreth kundërshtarit tonë politik. Vetëm do të them se një opozitë e fortë do ta bëjë qeverinë edhe më të përgjegjshme, më transparente dhe më llogaridhënëse dhe më e përkushtuar ndaj qytetarëve të saj.”, tha Zaev./Telegrafi/