LAJMI I FUNDIT:

Zaev për “schengenin ballkanik”: Për një Ballkan Perëndimor më të mirë

Zaev për “schengenin ballkanik”: Për një Ballkan Perëndimor më të mirë

“Në Ohër kemi dakorduar masa për lehtësimin e lëvizjes dhe qarkullimit të shpejtë të tregtisë, shërbimeve dhe qytetarëve nëpër gjitha vendet e rajonit tonë. Kjo nënkupton jetë më të mirë për të gjithë në një Ballkan modern dhe paqësor”.

Këtë e ka shkruar sot në Facebook kryeministri Zoran Zaev pas takimit të djeshëm të liderëve të rajonit për iniciativën për bashkëpunim rajonal të vlerësuar si “Shengeni i vogël ballkanik”. Ai thotë se do të ketë edhe oferta të përbashkëta për investime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve të vendeve të rajonit vetëm me letërnjoftime; Vendkalime efikase kufitare ku kontrollet punojnë 24/7 dhe trase të shpejtë për pritje më të vogël të mundshme të kamionëve të cilët bartin mallra dhe produkte; Arritje e kornizës për njohjen e kualifikimeve profesionale për profesione deficitare dhe program për mobilitetit më të lartë të studentëve dhe të rinjve; Përforcim të përpjekjeve për njohje reciproke të diplomave të qytetarëve në mbarë rajonin pa nostrifikime shtesë; Forcim të bashkëpunimit policor për luftë tejkufitare kundër kriminalitetit, terrorizimit, migrimit ilegal dhe situatave urgjente; Zhvillim të platformës së përbashkët për oferta të përbashkëta investimi”, ka shkruar Zaev.

Iniciativën të cilën e promovuan liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë siç është theksuar dje në Ohër nuk nënkupton tërheqje nga integrimet evropiane, por përcaktime për angazhim të përbashkët për lehtësim të të gjitha procedurave kufitare me qëllim qarkullim të lirë të kapitalit, mallrave, këmbim të biznes ideve, liria e lëvizjes së njerëzve dhe fuqisë punëtore e gjithë kjo në drejtim të krijimit të kushteve për përmirësimin e standardit të qytetarëve në këtë pjesë të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori