LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk ka zgjedhje të reja, por zgjidhje për emrin

Zaev: Nuk ka zgjedhje të reja, por zgjidhje për emrin

”Nuk mendoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por për marrjen e vendimeve më të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë”, është decid kryeministri Zoran Zaev. Ai saktëson se në rezultatet e zgjedhjeve shikon si në mbështetje për punë dhe jo për zgjedhje të sërishme.

”Rezultatet nga zgjedhjet lokale më japin guximin shtesë për marrjen e vendimeve, duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me emrin. Maqedonia ka para vetes vendime serioze dhe të njëjtat duhet t’i marrë në mënyrë transparente dhe inkluzive, mes të tjerash edhe vendimet për problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues”- deklaroi kryeministri Zoran Zaev, njofton Alsat-M.

Lidhur me kontestin për emrin, ai përkujtoi se e ka ftuar ndërmjetësuesin e OKB-së , Methju Nimic, që në nëntor, pas zgjedhjeve, të dalë me propozime, ide të reja dhe me zgjidhje të mundshme.

”Do t’i bëja thirrje opozitës që të marrë pjesë në këtë çështje, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes, e jo shtyrjes së saj, meqë me të vërtetë duam që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s dhe për arsye se kjo është e rëndësishme për vendimet që BE-ja do t’i marrë në pranverë. Të gjithë e dimë se duhet doemos të bëjmë diçka me këtë problem të ndjeshëm të imponuar nga pala greke” vazhdoi Zaev.

Ndërkohë edhe kryeministri grek Tsipras i cili qëndron në Uashington ku u takua me presidentin amerikan Donald Tramp deklaroi se Athina ka rol aktiv në politikën për zgjidhjen e kontestit me emrin në bazë të zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme me qëllim që të hapet perspektiva euroatlantike e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori