LAJMI I FUNDIT:

Zaev në kongresin e 25-të: Fitoret e LSDM-së janë fitore të qytetarëve

Zaev në kongresin e 25-të: Fitoret e LSDM-së janë fitore të qytetarëve

Zoran Zaev në fjalimin e ti në kongresin e 25-të të LSDM-së tha se “më 15 korrik, qytetarët dhanë mesazh të qartë se shteti duhet të vazhdojë në rrugën e duhur, dhe kjo rrugë më e sigurt është me LSDM-në, ndërsa fitoret e LSDM-së janë fitore të qytetarëve, fitore për jetë më të mirë”.

“Themelet e këtyre fitore i vendosëm që nga viti 2015, përmes ‘E vërteta për Maqedonisë’ dhe me protestën më të madhe më 17 maj 2015. Më pas ndodhi edhe revolucioni laraman, që ishte rezistenca qytetare kundër regjimit. Në vitin 2016 bashkërisht me qytetarët rrëzuam regjim”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se pas dështimit të regjimit për ta ndaluar demokracinë më 27 prill, si LSDM kanë marrë përgjegjësi për të formuar qeveri demokratike.

“Bashkërisht me qytetarët e kthyem lirinë dhe demokracinë. Deri në vitin 2016 folej pak, tani folet zëshëm. Liria dhe demokracia janë fitorja jonë e përbashkët, e LSDM-së dhe e popullit. Për këtë jemi krenar dhe ky është amaneti ynë, vlera jonë, dhe duhet ta ruajmë dhe avancojmë lirinë dhe demokracinë”, tha Zaev.

Zaev përmendi fitoret në zgjedhjet e 2017 dhe suksesin e referendumit në të cilin u dha drita e gjelbër për ndryshimin e emrit.

“Në zgjedhjet e vitit 2019, Maqedonia e Veriut kishte president të propozuar nga LSDM, i përkrahur nga disa parti politike, nga të gjitha etnitë në shtet. Këtë mund ta bëjë vetëm LSDM”, tha Zaev duke përmendur fitoren e 15 korrikut.

Sipas Zaev, të gjitha këto fitore janë motiv shtesë që të punohet më shumë në interes të qytetarëve.

“Kemi motiv, kemi vullnet, kemi edhe fuqi dhe energji për të vazhduar për të punuar më shumë”, theksoi mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori