LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ne kemi pranuar termin maqedonasit grek, ato kanë pranuar gjuhën dhe popullin maqedonas

Zaev: Ne kemi pranuar termin maqedonasit grek, ato kanë pranuar gjuhën dhe popullin maqedonas

Menjëherë pas nënshkrimit të ftesës për integrimin e Maqedonisë në NATO, Zoran Zaev në një deklaratë për Agjencinë e Pavarur të Lajmeve të Ballkanit (IBNA), tha se marrëveshja krijon miqësi dhe bashkëpunim, si dhe perspektiva për qytetarët e të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas korrespondentit të MIA-s në Athinë, deklarata e Kryeministrit Zaev, në tekstin e titulluar “Integrimi ynë në NATO do të jetë në dobi të popujve në të dyja vendet”, IBNA transmeton si mesazh për grekët.Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, deklarata e Zaev, me tekstin me kusht “Integrimi i jonë në NATO do të jetë në dobi të popujve në të dyja vendet”, IBNA e përcjell si mesazh deri tek grekët.


“Integrimi në NATO i forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe do të sjell rritjen e investimeve në tërë rajonin. Jam i bindur se në lidhje me këtë, rezultatet do të jenë pozitive si për qytetarët e Greqisë ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë. Nga ky aspekt, edhe njëherë të jap mesazhin dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje. Marrëveshja jep miqësi dhe bashkëpunim, por edhe perspektivë për qytetarët e të dyja vendeve”, tha Zaev.

Zaev në deklaratë, u bënë thirrje qytetarëve grek, njëjtë si u bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi nga marrëveshja e cila “jep të ardhme më të mirë për Greqinë dhe Maqedonisë”.

Kuptohet se në fund e të gjithë procesit, pas mbajtjes së referendumit dhe pas ndryshimeve kushtetuese, ne, siç kemi pranuar, do të quhemi Maqedonia Veriore. Paralelisht, siç grekët kanë pranuar termin gjuha maqedonase dhe populli maqedonas, ashtu edhe ne kemi pranuar maqedonasit grek me veçorinë e tyre të trashëgimisë kulturore. Jam i bindur se miqësinë që kemi ngritur, mund të sjell, me respekt të ndërsjellët dhe njohje të ndërsjellët, vetëm rezultate pozitive për gjeneratat e tanishme, ndërsa veçanërisht për gjeneratat e ardhshme”. thekson kryeministri Zoran Zaev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori