LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kodrën e Diellit do ta bëjmë qendër me të cilën do të krenohen të gjithë (Video)

Zaev: Kodrën e Diellit do ta bëjmë qendër me të cilën do të krenohen të gjithë (Video)

Në seancën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë për pyetjet e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev është pyetur për situatën me Kodrën e Diellit dhe menaxhimin e saj nga ELEM-Tours.

Në pyetjen e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Zaev tha se Kodra e Diellit do të bëhet qendër turistike dimërore me të cilën do të krenohen të gjithë. Ai shtoi se nuk do të ketë nevojë që të vizitohen qendrat dimërore në shtetet tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Qeveria po punon për tërheqjen e investitorëve të huaj nga vendet e njohura për qendrat turistike dimërore siç janë në Gjermani, Austri, Zvicër e Itali. Qëllimi jonë është që Kodrën e Diellit t’ia ofrojmë një partneri strategjik. Një i tillë ka punuar në Kosovë. Qëllimi jonë është që potencialet e Maqedonisë t’i japim në duart e duhura”.

“Besoj se kjo do të përfundojë për një deri dy muaj. Qëllimi i jonë është që objektet që janë nën ELEM-in t’ua japim investitorëve të huaj. Besoj se ky lokacion i joni është atraktiv, Kodra e Diellit është e veçantë. Dhe jam i bindur se do të kemi sukses në këtë dhe Maqedonia të ketë një ski-qendër bashkëkohore”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, ditëve të fundit iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka organizuar protesta për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Kodra e Diellit. Ata thonë se nuk është bërë asnjë investim dhe se kjo qendër turistike po shkatërrohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori