LAJMI I FUNDIT:

Zaev kërkon të merren masa për mendimin nga Komisioni i Venecias

Zaev kërkon të merren masa për mendimin nga Komisioni i Venecias

Kryetari i LSDM­-së Zoran Zaev dërgoi letër deri te kryetarët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dhe deri te ambasadorët e BE-­së dhe SHBA­-së në Maqedoni në të cilën kërkon pas sjelljes së Mendimit për ligjet për privatësi nga ana e Komisionit të Venecias të merren hapa për, siç kumtoi LSDM-­ja, të shmangen mospërputhjet e dëmshme në zbatimin e Marrëveshjes.

Në letër, Zaev bën thirrje në zgjidhjen e disa çështjeve para se të hyjnë në fuqi ligjet për privatësi dhe për regjistruesit, si dhe para datës së shpërbërjes së Kuvendit dhe shpreh gatishmëri nga ana e LSDM­-së që kërkesa e zgjidhjeve për çështjet të zhvillohet ose në nivel të grupit punues ose në nivel të takimit të liderëve.


Zaev thekson se Komisioni i Venecias ka konkluduar se Ligji për privatësi kërkon revizion të thellë dhe tregon se fillimisht duhet të risaktësohet përfshirja e zbatimit të atij Ligji si dhe lidhshmëria e tij me ligjet tjera, njofton Portalb.

Kryetari i LSDM­-së thekson se gjatë revidimit të dy ligjeve, Komisioni i Venecias u ka bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që t’i marrin parasysh rekomandimet që të definohet përfshirja materiale e Ligjit për privatësi me qëllim që të largohen çfarë do dyshimesh për atë se cilat përmbajtje janë në kompetencën e tij, si dhe se ai Ligj duhet të lejojë publikimin e materialeve nga interesi publik, me disa përjashtime më ngushtë të definuara dhe të lidhura me zbulimin publik të informacioneve nga karakteri intim nga jeta private dhe nga ajo familjare.

Njëherit LSDM-­ja, thekson se duke e pas parasysh marrëveshjen nga katër partitë politike, me mbështetje ndërkombëtare dhe ndërmjetësim, është nga rëndësia e jashtëzakonshme që të respektohet marrëveshja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori