Zaev ka informuar Mickoskin për marrëveshjen e arritur, pritet konferencë për shtyp nga OBRM-PDUKM


Sot pasdite, kryeministri Zoran Zaev pas bisedës telefonike me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ka informuar liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për marrëveshjen e arritur me Greqinë si zgjidhje për kontestin që ka zgjatur tashmë 25 vite.
Nga OBRM-PDUKM informojnë se do të pasojë konferencë për shtyp në të cilën do të japë vlerësim dhe do të shprehë qëndrimin zyrtar të partisë më të madhe opozitare në vend kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































