LAJMI I FUNDIT:

Zaev – Jazbec: Të vazhdohet me proceset dhe reformat demokratike

Zaev – Jazbec: Të vazhdohet me proceset dhe reformat demokratike

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Millan Jazbec, me të cilin kanë diskutuar për situatën e tanishme politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë folur për çështjen e formimit të qeverisë së re të vendit. Zaev ka theksuar, siç thuhet në njoftim, tendencat e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për të thelluar krizën politike në vend.


Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se patjetër duhet që të vazhdohet me proceset demokratike në Maqedoni në drejtim të përkushtimit për procese reformuese që sigurojnë të ardhme euroatlantike të vendit./Telegrafi/