LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Deralla: Transparencë, reforma urgjente dhe rimëkëmbje e proceseve integruese

Zaev-Deralla: Transparencë, reforma urgjente dhe rimëkëmbje e proceseve integruese

Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL – Qendrës për Liri, u takua me Zoran Zaevin, kryetarin e LSDM, më 9 mars, vonë pasdite, me qëllim që të njihen drejtpërsëdrejti në mënyrë të ndërsjellë me aktivitetet aktuale dhe përpjekjet për tejkalimin e krizës në vend. Në fillimin e takimit, përfaqësuesi i Civilit ia dorëzoi dy raportet e gjëra “Zgjedhje të lira: Kusht për të cilin nuk ka negociata” dhe “Zgjedhjet 2016”, si dhe rekomandime që dalin nga vëzhgimi afatgjatë i zgjedhjeve, procesit politik dhe të drejtave të njeriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin u bisedua edhe për proceset dhe negociatat për formimin e qeverisë, për pengesat dhe manipulimet në opinion, si dhe për nevojën për transparencë të proceseve dhe sfidave në këtë periudhe. Gjatë kësaj, lideri i LSDM në mënyrë të hapur dhe në detaje foli për proceset aktuale dhe e mbështeti angazhimin për transparencë të plotë të të gjitha hapave në këtë drejtim.


Në emër të Civilit, Deralla i përsëriti angazhimet dhe thirrjet e organizatës për vazhdimin urgjent të punës së Kuvendit dhe formimin e qeverisë, e cila do të fillojë të merret me reforma urgjente dhe problemet thelbësore, të rimëkëmben politikat integruese të vendit në planin e brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa si segment i rëndësishëm u theksua edhe nevoja për mbështetjen maksimale të punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në takimin Zaev – Deralla, u prezantuan edhe gjetjet e Civilit për keqpërdorimin paszgjedhor të resurseve publike, administratës dhe mediave, për nacionalizmin, ndarjet dhe diskriminimin politik, si dhe për zgjedhjet lokale.

Deralla përkujtoi edhe për një sërë të rekomandimeve gjatë periudhës paszgjedhore, siç janë kërkesat që institucionet t’i marrin parasysh gjetjet dhe rekomandimet nga vëzhgimi zgjedhor i Civilit dhe të zbatojnë hetime urgjente për parregullsitë, për përgjegjësi nga KSHZ për lëshimet e mëdha në zbatimin e procesit zgjedhor, si dhe për revidimin urgjent të Listës së Votuesve.

Civili u qëndron në dispozicion edhe partive tjera politike, si dhe institucioneve relevante, që t’i prezantojë gjetjet dhe rekomandimet e veta, të cilat dalin nga vëzhgimi dhe analizat e procesit zgjedhor dhe orvatjet për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori