LAJMI I FUNDIT:

Zaev bisedë telefonike me Stoltenberg: Vendimi i BE-së nuk do të ndikojë në vazhdimin e reformave

Zaev bisedë telefonike me Stoltenberg: Vendimi i BE-së nuk do të ndikojë në vazhdimin e reformave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot ka biseduar përmes telefonit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar për vendimin e BE-së për të shtyrë fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Siç thonë nga qeveria, Zaev i ka përcjellë Stoltenbergut zhgënjimin e qytetarëve të vendit për vendimin e BE-së për të shtyrë vendimin për nisjen e negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kjo nuk duhet dhe nuk do të ndikojë në realizimin e qëllimit të dytë më të madh strategjik – anëtarësimi në BE, dhe në zbatimin e reformave deri në fund, në mënyrë që t’i zbatojmë vlerat evropiane në institucionet tona”, ka thënë Zaev, në bashkëbisedimin me Stoltenberg.

Ai e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s edhe për rezultatin e takimit të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski.

Ndërsa Stoltenberg i ka thënë Zaevit se pret që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori