Zaev: “Ballkani i Hapur” ka transformuar rajonin, inkurajojmë Kosovën dhe Bosnjën për bashkëpunim
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Athina sot deklaroi se me iniciativën e “Ballkanit të Hapur” është përpjekur që Ballkanin nga një zonë konflikti ta shëndrojmë në një vend të paqes dhe stabilitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të frymëzuar nga kjo qasje e Marrëveshjes së Prespës, në vitin 2019, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe unë, atëherë si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, nisëm ‘Ballkanin e Hapur’. Ne kishim një synim të sinqertë për ta transformuar rajonin nga një zonë konflikti në një zonë miqësie dhe bashkëpunimi. Lidhja rajonale ka hapur perspektiva dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik, për një të ardhme të përbashkët, për popujt tanë”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në forumin “Economist” në Athinë.
Ai shtoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan disa marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe për realizimin e të drejtave themelore për lëvizjen e lirë të njerëzve, produkteve dhe kapitaleve, si pjesë e përfitimeve të planifikuara për një bashkëpunim më të madh rajonal dhe promovimin e lidhjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Me zgjidhje të përbashkëta, në kohën e krizave globale, mund ta transformojmë Ballkanin në një vend të paqes dhe stabilitetit. Jemi të përkushtuar dhe inkurajojmë procesin e bashkëpunimit në Ballkan edhe për vendet tjera si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi”, tha Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit