LAJMI I FUNDIT:

Youtuber-i bleu një Ferrari të ri për të cilin pagoi 421,000 dollarë – e “prishi” që në ditën e parë

Youtuber-i bleu një Ferrari të ri për të cilin pagoi 421,000 dollarë – e “prishi” që në ditën e parë

Një Ferrari i ri nuk “nuk e kishte jetën e gjatë” pasi u gjend në duart e YouTuber-it të njohur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, YouTuber-i Jake Paul pagoi 421,000 dollarë *rreth 385,000 euro) për një Ferrari të ri 296 GTB.


Ai zgjodhi kopjen e verdhë dhe menjëherë pas dorëzimit u nis me makinën e tij për ta provuar atë.

Por fati nuk ishte me të dhe as veturën e tij, pasi siç thuhet e “prishi” atë që në ditën e parë.

Në të njëjtën kohë, është e qartë se makina nuk është pjesë e një koleksioni të ardhshëm, por ai e bleu për ta shijuar dhe sigurisht për të rritur popullaritetin e saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një Ferrari 296 GTB mjaft të mahnitshëm i cili nga 0-100 km/h arrin për 2,7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale mbi 320 km/h.

Është e paqartë nëse Jake e rregulloi supermakinën … apo thjesht e parkoi në garazhin e rezidencës së tij të re prej 15+ milionë dollarësh. /Telegrafi/