LAJMI I FUNDIT:

YouTube Music me përditësimin e ri e merr butonin e shpërndarjes për këngë në Instagram Stories

YouTube Music me përditësimin e ri e merr butonin e shpërndarjes për këngë në Instagram Stories

Pas Snapchat në muajin mars, YouTube Music po shpërndan mundësinë e shpërndarjes së këngëve dhe veprave të tjera me kopertinë në Instagram Stories.

Kësaj veçorie i është nevojitur pak kohë për të arritur, me disa përdorues që ndoshta e kanë vënë re ikonën e cila dështonte kur përpiqeshit të shpërndanit këngët vitin e kaluar.

Tani është funksionale, dhe ju mund të filloni duke e zgjedhur një këngë dhe e hapni menynë e Shpërndarjes, transmeton Telegrafi.

Kjo veçori është në dispozicionin tek këngët që jeni duke i luajtur në një moment të caktuar në “Now Playing”, tek faqja e albumeve, dhe tek listat e këngëve.

Do ta vini re një objektiv të ri rrethor të shpërndarjes në Instagram e cila është më ndryshe se sa ajo aktuale e cila është në përdorim nga aplikacioni i instaluar.

Pjesa e kamerës tek ikona është më e vogël, ndërsa gradienti është më i thellë.

Prekja e atij butoni hap ndërfaqen e Instagram Stories me kopertinën e cila gjendet në qendër. Pastaj është titulli i këngës me emrin e artistit dhe llojin e këngës, si dhe një logo e shërbimit të muzikës.

Kjo UI është identike me atë të Snapchat, e cila debutoi për herë të parë në iOS në fund të vitit 2021.

Sapo të publikohet, mund të prekni këndin e sipërm majtas në ekranin tuaj për ta luajtur këngën në “YouTube Music”.

9to5google shkruan se e kanë parë që ky buton i Instagram Stories po shpërndahet me të madhe me versionin 5.23.50 të YouTube Music tek sistemi operativ Android.

Kjo do të mund të ndihmojë platformën shërbyese të Google ta ngritë prezencën e saj sociale në rrjete të ndryshme dhe se sinqerisht kjo veçori është duhur që të vinte shumë më herët. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Kalo në kategori