LAJMI I FUNDIT:

YouTube ende shfaq reklamat e kompanisë së Andrew Tate, pavarësisht akuzave për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore

YouTube ende shfaq reklamat e kompanisë së Andrew Tate, pavarësisht akuzave për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore

YouTube është ende duke promovuar biznesin e Andrew Tate, pavarësisht se ai përballet me akuza për trafikim njerëzor dhe përdhunim.

Reklamat për programin e influencuesit të turpëruar, “The Real World”, u panë në platformën e videove, YouTube, këtë javë, shkruan The Sun.


Ish-kampioni i botës në kikboks, Tate, 36 vjeç, u arrestua në Rumani më 29 dhjetor si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor, përdhunim dhe krim të organizuar.

Foto: Associated Press

Ai dhe vëllai i tij, Tristan – i cili mohon të gjitha akuzat e bëra kundër tyre – akuzohen për joshjen e grave në vilën e tyre në vlerë 600 mijë funte në periferi të kryeqytetit rumun, Bukuresht.

Atje, të paktën gjashtë femra dyshohet se u detyruan të xhironin video me përmbajtje seksuale, të cilat më pas shiteshin në faqet pronografike në internet.

Tate mbetet në paraburgim, por tabloidi britanik The Sun ka parë reklama që promovojnë kompaninë e tij “The Real World” në YouTube deri të enjten.

Foto: YouTube

Reklama prej 30 sekondash, e cila inkurajon përdoruesit të vizitojnë një faqe interneti dhe të paguajnë për t’u regjistruar, u shfaq në një video me pothuajse 360,000 shikime.

Tate imiton një personazh nga hiti fantastiko-shkencor “The Matrix” në një përpjekje për të joshur klientët.

Biznesi i tij inkurajon fansat e rinj të paguajnë për një abonim me premtimin se mund të bëhen të pasur.

Programi gjithashtu nxit ndjekësit të fitojnë komision duke regjistruar anëtarë të rinj.

Foto: Instagram

Tate themeloi “The Real World” në tetor si një version i riemërtuar i programit të tij “Hustler’s University”, i cili u mbyll në gusht.

Abonentëve të “Hustler’s University”, iu kërkua të shpërndanin video të shumta të Tate në rrjetet e tyre sociale për të “maksimizuar angazhimin e tyre”.

Përpara hetimit policor, Tate u bë e njohur në internet përmes një serie videosh të shpërndara që quheshin mizogjene.

Ai pretendoi se femrat janë “pronë e një burri” dhe tha se besonte se viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë njëfarë përgjegjësie” për sulmet e tyre në videot tronditëse të shpërndara mijëra herë.

Shkollat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar këtë javë janë përpjekur të trajtojnë ndikimin e tij mbi të rinjtë pasi shumë nxënës të shkollës kanë përsëritur idetë e diskutueshme të shprehura nga Tate.

Foto: Associated Press

Por që nga arrestimi i tij, avokati i Tate ka argumentuar se personaliteti i tij shumë mizogjen në internet ishte thjesht një “karakter”.

Tate dhe vëllai i tij më i vogël Tristan, 34 vjeç, janë akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti të trafikut njerëzor.

Dyshja u arrestuan muajin e kaluar në kompleksin e tyre luksoz në Rumani së bashku me dy femra të tjera.

Më parë këtë javë, një gjykatë në Rumani hodhi poshtë ankesën e tyre për t’u liruar nga paraburgimi.

Dyshja ishin në gjykatë për gjashtë orë të martën, teksa apeluan vendimin e prokurorëve për t’i mbajtur në burg deri në fund të janarit.

Foto: Associated Press

Tate fitoi fillimisht famë pas një paraqitjeje jetëshkurtër në Big Brother. Ai u largua nga spektakli pasi pamjet e supozuara të tij duke rrahur një femër u shfaqën në internet.

Që atëherë ai ka ngjallur neveri dhe zemërim me një valë përmbajtjesh në internet.

Tate, i lindur në Uashington DC, u akuzua për përhapjen e urrejtjes ndaj grave ndërsa ndërtoi profilin e tij.

Influencuesi u ndalua nga rrjeti social Twitter në vitin 2017 për shkeljen e kushteve të shërbimit me komentet e tij të diskutueshme.

Në gusht, Tate u ndalua nga një sërë platforma të tjera të rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori