Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kanë mbledhur në një tryezë në Prishtinë të gjithë kandidatët e këtij subjekti politik që garojnë për kryetar të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.
Duke folur në tryezën e organizuar nga VV me temën “Rëndësia e pushtetit lokal”, Ahmeti iu ka treguar kandidatë për të udhëhequr komunat shembuj sesi Komuna e Prishtinës ka arritur të ndryshojë mënyrën se si është qeverisur.
“Ta keni parasysh që komuna është vija e parë e fronit, ndoshta edhe baza e shtetit”, ka thënë Ahmeti, i cili edhe vetë garon për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të Prishtinës.
Ahmeti i ka këshilluar bashkëpartiakët që të fokusohen më shumë në ndërtimin e marrëdhënieve sa më të mira me qytetarët.
Edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se komunat tjera të Kosovës duhet ta marrin si shembull të mirë qeverisjen në Prishtinë.
Ai nuk ka kursyer lëvdatat për Ahmetin. Sipas tij, qeverisja në kryeqytet ka ndryshuar rrënjësisht prej kohës kur Shpend Ahmeti e ka marrë udhëheqjen.
“Së bashku do ta përmirësojmë komunën sepse duam ta ndryshojmë jetën shoqërore. Edhe sot nëse e merrni investimet në pushtetin lokal në Prishtinë kjo tregon se çfarë shteti dhe çfarë shoqërie e dëshiron Lëvizja Vetëvendosje. Ajo se çfarë ka ndodhur në Prishtinë do të përcjellët tek secili prej jush në komunat tuaja”, ishte porosia e Ymerit.
Por, ndikimi i pushtetit qendror në atë lokal është cilësuar si pengesë. Visar Ymeri tha se përkundër faktit që komuna do të duhej të ishte bashkim, në Kosovë është krijuar një ndarje në mes komunave në bazë të asaj se nga cili subjekt udhëhiqen.
“Sot në komunat në Kosovë na paraqitet një kundërvënie mes publikes dhe privates, si dhe kundërvënie mes lokales dhe qendrores. Komunën, në shumicën e rasteve, e kanë ndërlidhur me interesat personale. Komuna është njësi e veçantë administrative, por asaj i kanë vënë veçanti edhe mes pushtetit. Pushteti lokal në Kosovë në fakt i ka përjashtuar qytetarët nga vendimmarrja”.
“Sa më poshtë që zbresin strukturat e pushtetit të centralizuar aq më shumë zbresin edhe qytetarët… Komuna na takon të gjithë neve,mënyra se si e kanë bërë komunën tregon se çfarë shoqërie dëshirojnë të kenë”, vazhdoi Ymeri.
Kurse profesori Besnik Bislimi ka folur për decentralizimin dhe për përparësitë dhe mangësitë e tij në Kosovë.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Bislimi, tha se ajo që ka ndodhur në Kosovë është më shumë dekoncentrim i kompetencave. ”Komunat përdoren si argat, ndërsa qendra i merr vendimet”, u shpreh ai.
“Në rrafshin real, decentralizimi në Kosovë është shumë i varur, kjo shihet edhe nga buxheti që iu alokohet komunave… Problem tjetër është edhe asimetria në decentralizim. Një pjesë e komunave kanë kompetencat shtesë në raport me disa komuna të tjera”.
Bislimi ka krahasuar gjithashtu se si ka ndikuar ndryshimi i udhëheqjes së financave në ndarjen e financave nëpër komuna. Kështu sipas Bislimit në kohën kur PDK-ja ka udhëhequr qeverinë qendrore, komunat në të cilat ka udhëhequr kjo komunë kanë pasur buxhet me të madh se komunat e tjera. Sipas tij, e njëjta ka ndodhur edhe kur LDK-ja ka marrë udhëheqjen e Ministrisë së Financave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë
Arrestohet një person, më 17 shkurt kishte vendosur eksploziv tek një veturë në rrugën B
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën