LAJMI I FUNDIT:

Yllka Kuqi vjen me poza atraktive në bikini nga pushimet

Yllka Kuqi vjen me poza atraktive në bikini nga pushimet
Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka qenë shumë aktive këto muaj me projekte të reja.

Fillimisht, ajo solli një këngë solo të titulluar “Je dashnia”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.


Më pas ishte “Xhan” – bashkëpunimi me reperin Gold AG i cili gjithashtu u shndërrua në një nga hitet e kësaj vere.

E pas një pune të palodhshme, duket se këngëtarja nga Gjakova ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të merituara pushimi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat.

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Jo të shpeshta janë rastet kur Yllka pozon me bikini, megjithatë këtë herë ajo befasoi fansat e saj duke realizuar këto imazhe mjaft tërheqëse.

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Përndryshe, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe një këngë tjetër, të titulluar “A thu”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BlI3zEGnCaQ