LAJMI I FUNDIT:

Yllka Kuqi grimohet vet, duket mjaft bukur

Yllka Kuqi grimohet vet, duket mjaft bukur

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Së fundmi, ajo publikoi një set të ri fotografik, të cilin e ka realizuar në studion e fotografit të njohur, Fadil Berisha, në New York.


Yllka Kuqi (Foto: Fadil Berisha)

Yllka ndërkohë, shquhet për bukurinë dhe pamjen e saj tërheqëse, për të cilën kujdeset në çdo paraqitje.

Yllka Kuqi me set të ri fotografik, vjen më tërheqëse se asnjëherë tjetër para aparatit të Fadil Berishës
Lexo po ashtu Yllka Kuqi me set të ri fotografik, vjen më tërheqëse se asnjëherë tjetër para aparatit të Fadil Berishës

Në disa prej rasteve, ajo madje nuk heziton të grimohet edhe vet, dhe këtë e ka treguar së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“S’di a po, veç vet jam lyer”, ka shkruar këngëtarja, teksa tregonte makijazhin në fytyrën e saj.

Dhe duket se edhe pse pa ndihmën e grimerit, Kuqi ia ka dalë mjaft mirë, pasi shfaqej tejet joshëse në imazhet e publikuara. /Telegrafi/