LAJMI I FUNDIT:

Ylli i serialit “Crazy Seventies”, Danny Masterson shpallet fajtor për përdhunim dhe rrezikon 30 vjet burg

Ylli i serialit “Crazy Seventies”, Danny Masterson shpallet fajtor për përdhunim dhe rrezikon 30 vjet burg
(Foto: Getty Images)

Danny Masterson, aktori që më së shumti është i njohur për rolin e tij në serialin “That ’70s Show”, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim të mërkurën në një rigjykim në Los Angeles.

Juria mori vendimin pas shtatë ditësh diskutim, ndërsa ata nuk mund të jepnin një vendim për akuzën e tretë lidhur me dyshimin se ka përdhunuar të dashurën me të cilën ishte në lidhje një kohë të gjatë.


Masterson është nxjerrë me pranga nga salla e gjyqit dhe aktori 47 vjeçar rrezikon deri në 30 vite burg. Gruaja e tij, aktorja dhe modelja, Bijou Phillips, qau teksa e largonin, ndërsa edhe pjesa tjetër e familjes dhe miqtë ishin të pikëlluar.

Prokurorët, të cilët rigjykuan Masterson pasi një juri çoi në një gjyq në dhjetor, thanë se ai përdhunoi tri femra duke përfshirë edhe të dashurën, në shtëpinë e tij në Hollywood Hills në periudhën midis viteve 2001 dhe 2003.

(Foto: Getty Images)

Ata gjithashtu pretenduan se ai i drogonte femrat në mënyrë që të mund t’i përdhunonte dhe e shfrytëzoi rëndësinë e tij në kishën e Scientologjisë – ku të tri femrat ishin gjithashtu anëtare në atë kohë – për të shmangur pasojat për dekada.

Masterson nuk dëshmoi, ndërsa avokatët e tij nuk thirrën dëshmitarë. Mbrojtja argumentoi se aktet ishin konsensuale dhe u përpoq të diskreditonte historitë e grave duke nënvizuar ndryshimet dhe mospërputhjet me kalimin e kohës, për të cilat thanë se tregonin shenja koordinimi mes tyre.

Dëshmia në këtë rast ishte grafike dhe emocionale. Dy gra, të cilat e njihnin Masterson nga rrethet shoqërore të kishës, thanë se ai u dha atyre pije dhe kjo i bëri të trulloseshin ose të humbnin vetëdijen para se t’i përdhunonte.

Akuzat datojnë që kur Masterson ishte në kulmin e famës së tij, duke luajtur nga viti 1998 deri në vitin 2006, si Steven Hyde në “That ’70s Show” të FOX – së bashku me Ashton Kutcher, Mila Kunis dhe Topher Grace. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori