LAJMI I FUNDIT:

“Ylli i ri në ngritje i Kosovës” – Unioni Evropian i Xhudos shkruan për Laurën e ARTË

“Ylli i ri në ngritje i Kosovës” – Unioni Evropian i Xhudos shkruan për Laurën e ARTË

Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një artikull special Laura Fazliut, pas triumfit që mori xhudistja jonë në Mastersin që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Sportistja 22-vjeçare ia doli që t’i fitonte të gjitha luftërat me spektakël, për të rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.


“Medaljen e artë e ka Laura Fazliu nga Kosova. 22-vjeçarja ende flet vetëm pak anglisht”, kështu e ka filluar shkrimin Unioni Evropian i Xhudos.

Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Mastersin e Budapestit
Lexo po ashtu Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Mastersin e Budapestit

Ata kanë intervistuar Distria Krasniqin, që fitoi dje (e premte) medaljen e argjendtë në këtë turne.

“Për mua kjo fitore (e Laura Fazliut) nuk është befasi. Ishte vetëm çështje kohe derisa ajo të festonte fitoren e saj të parë në turneun botëror. Laura është ylli në rritje i xhudos për ne. Ajo është pasardhësja jonë. Ajo u largua nga shtëpia e saj në Mitrovicë në moshën 14 vjeçare dhe që atëherë është duke u stërvitur me ne në Prishtinë”, ka thënë Distria për uebfaqen e tyre.

Pëër suksesin e madh të Laurës ka folur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, që ka thënë se ajo çfarë bëri 22-vjeçarja është e pabesueshme.

“Është e pabesueshme se çfarë bëri ajo sot. Laura e meritonte të fitonte dhe padyshim që ka ende vend për përmirësim. Ajo është shpresa jonë e madhe për Los Angeles 2028, por në këtë formë ajo është gjithashtu e mirë për një medalje olimpike në Paris vitin e ardhshëm. Jam shumë krenar”, ka thënë trajneri Kuka.

Natyrisht se në këtë artikull nuk kishte se si të mungonte edhe Fazliu, që suksesin e saj e përshkroi si diçka që e ka përgatitur me shumë mund

“Që mund të qëndroj sërish në podium si në Jerusalem, e prisja këtë. Por, të marr medaljen, të festoj fitoren time të parë në turneun botëror, kjo është befasuese edhe për mua. U ndjeva shumë mirë që nga lufta e parë sot, nuk isha nervoz. Mendoj se e meritova fitoren sot. Mësova nga gabimet e mia në Jerusalem. Kur e dija se do të luftonim sërish me njëra-tjetrën në finale, mendova se mund t’i befasoja. Unë arrita ta bëj këtë. Fitimi i Masters është një hap i madh për mua. Mirëpo, synimi i madh për mua mbetet një medalje olimpike”, ka potencuar xhudistja jonë për Unionin Evropian të Xhudos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori