eksperti-banner

Era Istrefi po vazhdon me ngritjen e saj jashtë tregut muzikor shqiptar.

Hiti i saj i fundit i titulluar “BonBon” ka arritur pëlqyeshmërinë e madhe të publikut shqiptar e jo vetëm, transmeton Telegrafi.


Veç publikut, ylli shqiptar ka marrë pëlqimin edhe të personazheve të njohura, siç është rasti i sotëm me aktoren e njohur Chloe Moretz.

Aktorja amerikane ka shpërndarë këngën e Erës duke shkruar: “Yll i ri. Është e mahnitshme”.

E lumtur për këtë fakt, Era ka falenderuar atë duke thënë se kjo do të thotë shumë për të. /Telegrafi/